Shuhet në moshën 104-vjeçare aktorja Olivia de Havilland

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 18:30 | Showbiz

Është ndarë nga jeta në moshën 104-vjeçare aktorja e njohur Olivia de Havilland. Lajmi është konfirmuar nga publicistja e Lisa Goldberg.

Olivia de Havilland ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Paris, aty ku ajo ka jetuar për më shumë se 60 vjet.

Ajo është ikona e filmit legjendar “Gone with the Wind” të vitit 1939, ndërsa ka fituar edhe dy çmime “Oscar”.

Në filmin e konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, ajo interpretonte Melanie Hamilton, rivalen në dashuri të protagonistes Vivien Leigh dhe personazhit të famshëm të saj, Scarlett O’Hara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos