All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shurupet e kollës që po vrasin fëmijët, alarmi nga OBSH

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 11:36 | Bota
Shurupet e kollës që po vrasin fëmijët, alarmi nga OBSH
All - Paragraf - 1

Një alarm global ka shpërthyer në lidhje me 4 shurupe kolle, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mund të kenë lidhje me vdekjen e 66 fëmijëve ne Gambia. Sipas raportimeve, këto shurupe dyshohet se kanë lidhje me dëmtime serioze të veshkave që kanë çuar në vdekjen e 66 të miturve.

Produktet janë prodhuar nga kompania indiane Maiden Pharmaceuticals, e cila ka dështuar të japë garanci për sigurinë e tyre. Ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania. Sipas OBSH-së, këto shurupe të rrezikshme mbajnë emrat, “Promethazine Oral Solution”, “Kofexmalin Baby Cough Syrup”, “Makoff Baby Cough Syrup” dhe “Magrip N Cold Syrup”.

All - Paragraf - 3

Të katërta këto produkte janë gjetur në Gambia, por mund të jenë shpërndarë në mënyrë informale dhe në tregje të tjera të rajonit apo botës.

Burime zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, thanë për A2 CNN se asnjë nga këto barna nuk është i autorizuar për tregtim në Republikën e Shqipërisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos