Si do devijohet trafiku, ARRSH: Nesër bllokohet për 4 orë Bypass-i i Fierit

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 20:15 | Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, nesër do të bllokohet Bypass-i i Fierit, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18.

Bllokimi do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për rreth 4 orë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se devijimi i trafikut do të bëhet nga rruga e vjetër Fier-Vlorë.

ARRSH thotë se në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor janë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos