Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 19:34 | Futboll
Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

Klubi i Vllaznisë, pasi siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të kampionatit, ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv.

Për këtë rol ka përzgjedhur Elvis Plorin, i cili ishte trajner i skuadrës U21 dhe ia doli ta shpallte skuadrën kampione. Plori ka qenë edhe më parë trajner i Vllaznisë.

Shkodranët do ta nisin eksperiencën e tyre në kompeticionin e Conference League nga turi i parë eliminator, teksa kuqeblutë presin në vijim edhe kundërshtarët e mundshëm nga shorti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/kupat-e-europes-rivalet-e-mundshem-te-skuadrave-shqiptare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos