Sindikata e Futbollistëve, thirrje Dukës: Të ulemi për kontratën kolektive

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 14:02 | Futboll
Sindikata e Futbollistëve, thirrje Dukës: Të ulemi për

Në një kohë kur Liga Profesioniste e Futbollit kërkon dialog me kryeministin Edi Rama për zgjidhjen e kërkesave që lidhen me ligjin e sportit, në këtë betejë është përfshirë edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë.

Kryetari dhe ish-futbollisti i përfaqësueses, Andi Lila, i ka bërë thirrje edhe një herë Presidentit Armand Duka që të ulen në tavolinë për të nënshkruar kontratën kolektive që përfshin Sindikatën dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Lila shkruan se nuk është e drejtë që Presidenti Duka kërkon ballafaqim me qeverinë për kërkesat e Ligës, kur diçka të tillë refuzon ta bëjë me Sindikatën e Futbollistëve.

“Kontrata kolektive është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll. Nënshkrimi i saj është një e mirë e futbollit në vend, por edhe e juaja personalisht”, mbyll letrën drejtuar Presidentit Duka, kryetari i Sindikatës, Andi Lila.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos