Parashikimi i motit: 18 nëntor 2021

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 07:12 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 18 nëntor 2021

Vijon paraditja me vranësira e reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare në gjysmën lindore të vendit.

Pasditja lokalizon reshjet e pakta në jug, ndërsa vetëm ndonjë shi i izoluar në zonat qendrore. Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë në mëngjes, por rënie me 1-2°C sjell mesdita kur maksimumi ngjitet deri 21°C.

Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare mbetet 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos