Sonte, në orën 19:30, Drejtoria e përgjithshme detare dhe Administrata detare shqiptare i janë bashkuar iniciativës së Sekretarit të përgjithshëm të IMO-s, Organizatës Botërore të Detarisë, e cila më parë ka bërë thirrje që të gjitha anijet e ankoruara në portet shqiptare apo radat e porteve t’i bien sirenave për 3 minuta në shenjë solidariteti me detarët në luftën kundra COVID-19.
Anijet dhe varkat e ankoruara i kanë rënë sirenave për 3 minuta rresht, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe gjallëri qyteteve për pak minuta në këto orë vetizolimi. (A2 Televizion)