Siria: Raketa izraelite shfaros një familje

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 10:48 | Bota
Siria: Raketa izraelite shfaros një familje

Katër civilë, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në Sirinë Qendrore, njoftoi agjencia qeveritare siriane Sana, këtë mëngjes. Sipas agjencisë, njësia siriane kundërajrore iu përgjigj sulmit, të kryer nga avionët ushtarakë izraelitë që vinin nga hapësira ajrore libaneze.

Sipas agjencisë Sana, viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, babai, nëna dhe dy fëmijë, në një vend të paspecifikuar në fshatin perëndimor të Hama, rreth 150 km në veri të Damaskut.

Nga ana tjetër, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut pretendon se katër civilët u vranë nga shpërthimi në shtëpinë e tyre i një rakete tokë-ajër të qëlluar nga kundërajrori i qeverisë siriane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos