Sistemi i patronazhimit, Avokati i Populli: Mbledhja e të dhënave personale duhet të ketë një autorizim nga qytetari

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 10:35 | Aktualitet
Sistemi i patronazhimit, Avokati i Populli: Mbledhja e të dhënave

“Lajmi ishte shokues për çdo qytetar të Shqipërisë. Unë jam ndjerë shumë e shqetësuar, fillimisht për idenë e mbledhjes së të dhënave, qartësisht në shkelje të ligjit. Nuk ka ende prova të plota, por ka indicie nëse këto të dhëna janë ato që ne me vullnetin tonë i kemi dhënë pranë institucioneve shtetërore”.

Kështu e ka parë Avokati i Popullit sistemin e patronazhimit të bërë publik ditët e fundit. Erinda Ballanca, e ftuar në A2, u shpreh se mbledhja e të dhënave personale është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe nuk mund të bëhet pa autorizimin e qytetarit.

“Këto të dhëna janë përpunuar në mënyrë masive jo për qëllimet që përcakton ligji. Mbledhja e të dhënave personale është e përcaktuar nga ky ligj.

Ende nuk e kemi databazën, e cila është ajo që PS-ja ka. PS nuk ka dalë të thotë që këto janë të dhënat që ne kemi. Duke thënë që ne kemi për 7 vite që mbledhim informacione është qartësisht në kundërshtim, qoftë me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, qoftë me praktikën e GJDNJ, e cila ka interpretuar në mënyrë solide konventën, ashtu dhe me ligjin tonë. Mbledhja e informacionit duhet të ketë një autorizim nga qytetari”, u shpreh Ballanca në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos