
Në prag të sezonit turistikë, tur-operatorët janë ende të paqartë mbi procedurat që do të ndiqen për vaksinimin e punonjësve të këtij shërbimi.
Një pjesë e 90 mijë dozave të mbërritura nga AstraZeneca, sipas autoriteteve shëndetësore, do të shkojnë për punonjësit e shërbimit, por deri tani nuk ka një gjithëpërfshirje për procesin e vaksinimit në këtë sektor.
Vendet konkurruese me Shqipërinë për thithjen e turistëve kanë bërë hapa para për të siguruar shëndetin e punonjësve të këtij shërbimi.
Në total janë 90 mijë punonjës të sektorit të turizmit që presin të vaksinohen. Një kërkesë zyrtare për vaksinimin e punonjësve kanë nisur edhe shoqatat e transportit. Në kryeqytet janë të punësuar rreth 1500 persona në shërbimin urban. (A2 Televizion)