I gjithë globi iu step skenarit italian të COVID-19, madje edhe Shqipërisë duket se i shërbeu për t’u mobilizuar shpejt që një përhapje e ngjashme e pandemisë, që me sa duket e e gjeti Italinë të paorganizuar, të bindur vonë për rreziqet, mos të na trokiste në derë. Por, italianët duket se e shohin kurbën e rasteve të reja në rënie si një mundësi të artë për të filluar jetën normale e kësaj autoritetet shëndetësore në Itali i tremben keqazi. Një alarmi fals që do t’i bënte edhe më tragjike pasojat në Italinë tashmë të gjunjëzuar. Doktori shqiptar në Breshia, Julian Balla, jep detaje mbi situatën në vendin fqinj. (A2 Televizion)
Sistemi shëndetësor italian, në kolaps nga koronavirusi
