Sistemi VAR në Shqipëri, FSHF takim me trajnerët dhe kapitenët

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 14:31 | Futboll
Sistemi VAR në Shqipëri, FSHF takim me trajnerët dhe

Duke nisur nga ky sezon, në ndeshjet e Kategorisë Superiore do të nisë të përdoret sistemi VAR.

Prej më shumë se dy vitesh, FSHF ka punuar për ta implementuar këtë sistem edhe në Shqipëri, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së futbollit shqiptar, duke minimizuar gabimet e arbitrave. Deri tani, janë zhvilluar disa ndeshje miqësore duke përdorur VAR-in, ndërsa së fundmi, sistemi VAR u përdor edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Teutës.

https://a2news.com/2021/08/28/teuta-fiton-trofeun-e-pare-sezonal-var-i-debuton-ne-futbollin-shqiptar/

Ditën e sotme, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, Departamenti i Arbitrimit në bashkëpunim me Departamentin e Garave në FSHF, zhvilloi një takim me trajnerët dhe kapitenët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Fokusi kryesor i këtij takimi ishte të shpjegohej për përfaqësuesit e klubeve se si funksionon sistemi VAR.

Shefi i Departamentit të Arbitrimit, Sokol Jareci, kishte përgatitur edhe disa video të shkëputura nga ndeshje të kompeticioneve europiane, duke parë rastet se kur duhet të ndërhyjë ose jo VAR-i.

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë më 11 shtator, me 180 ndeshje të këtij kompeticioni që do të luhen me sistemin VAR, teksa ky sistem do të përdoret edhe në sfidat e Kupës së Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos