
Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet të qëndrojë në institucionin shëndetësor më tepër nga sa parashikohej. Zyrtarët e spitalit në Sao Paolo njoftuan se legjenda 81-vjeçare, duhet të qëndrojë edhe për një tjetër javë nën kujdesin e mjekëve.
Pelé vuan nga tumori në zorrën e trashë, teksa problemeve shëndetësore i është shtuar edhe infeksioni në rrugët e urinës. Sipas mjekëve, “gjendja e tij është e qëndrueshme” dhe legjenda braziliane “pritet të largohet nga spitali gjatë ditëve të ardhshme”. (A2 Televizion)