Situata me pandeminë, Greqia shtyn ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 08:19 | Bota
Situata me pandeminë, Greqia shtyn ndalimin e fluturimeve

Greqia e shtyu afatin e ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare deri më 7 dhjetor, si pasojë e pandemisë duke parashikuar kështu një lloj frenimi të dukshëm për shtetasit e saj që kthehen në Atdhe me rastin e Krishtlindjes.

“Kufizimet do të zgjaten deri më 7 dhjetor për fluturimet e brendshme dhe deri më 14 dhjetor për fluturimet ndërkombëtare”, tha autoriteti i aviacionit.

Ndërkohë, mbetet i hapur korridori me vendin tonë. Të gjithë shtetasit mund të hyjnë në Greqi nëpërmjet aeroportit të Athinës.

Në listën e ndalimeve janë Turqia, Spanja, Amerika dhe Kanadaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos