Tërmeti i fuqishëm, Maqedonia e Veriut: Gati t’ju ndihmojmë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 13:23 | Aktualitet
Tërmeti i fuqishëm, Maqedonia e Veriut: Gati t’ju ndihmojmë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka telefonuar Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku i shprehu Kreut të Shtetit shqiptar ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski i shprehu Presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile maqedone për të ndihmuar Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos