Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin kur pallati shkundet nga tërmeti

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 13:22 | Aktualitet
Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin kur pallati shkundet nga

Kamerat e sigurisë në Shëngjin kanë fiksuar momentin kur lëkundjet e tërmetit kanë shkundur një pallat. Në pamjet dramatike duket një qen që largohet me shpejtësi sapo ndien lëkundjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ka tronditur Shqipërinë rreth orës 3:54 minuta të mëngjesit të sotëm dhe një tjetër me magnitudë 5,5 pak pas orës 7:00 të mëngjesit. Sizmologët thonë se është tërmeti me i fortë që ka goditur vendin tonë qe nga viti 1926. Mbi 10 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci paraprak i kësaj tragjedie që ka goditur vendin.

View this post on Instagram

A post shared by A2 (@a2_news) on (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos