Situata në PD, Sali Berisha paralajmëron deklaratë për mediat nga selia

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 13:09 | Politikë
Situata në PD, Sali Berisha paralajmëron deklaratë për

Sali Berisha pritet të mbërrijë brenda pak minutash në selinë e Partisë Demokratike, për të dhënë një deklaratë për mediat, thanë burime pranë komisionit të rithemelimit.

Prej ditës së djeshme, disa anëtarë të këtij komisioni, por edhe anëtarë të partisë, kanë ardhur në selinë e PD dhe janë përpjekur të futen brenda, por e kanë gjetur derën të mbyllur. Zyrtarisht, PD-ja thotë se aty po bëhen punime, por mbështetësit e Berishës akuzojnë Bashën se po blindon selinë në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën.

Pjesëtarët e komisionit të rithemelimit, të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit, i kishin vendosur një afat Bashës, që të linte selinë brenda datës 5 janar, pasi për ta është i shkarkuar. Por Basha dhe anëtarët e PD-së që e mbështesin nuk e njohin këtë kuvend dhe vendimet e dala prej tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/07/dera-e-pd-vijon-e-mbyllur-komisioni-i-rithemelimit-akuza-bardhit-ka-shtuar-emra-jo-reale-te-kuvendi-i-18-dhjetorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos