Studentet me plis: Mos ua financoni ushtrinë Serbisë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 14:17 | Kosova
Studentet me plis: Mos ua financoni ushtrinë Serbisë

Një protestë është mbajtur edhe në Kosovë nën siglën “Bojkotoni produktet serbe”.

Dhjetëra studentë me plis në kokë marshuan me thirrje ndërgjegjësuese dhe pankarta ku shkruhej: “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre”, “Mos e forconi armikun” dhe “Mos ua financoni ushtrinë”.

Me anë të këtij manifestimi paqësor, studentët kërkuan që të rrisin ndërgjegjësimin e popullit të Kosovës për të ndalur blerjen e produkteve serbe dhe që ato t’i zëvendësojnë me prodhime vendase. Qëllimi do të ishte dobësimi i ekonomisë serbe dhe forcimi i asaj të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos