Situata në veri, SHBA: Kosova të zbusë tensionet, jo hyrje me forcë ne godina

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 15:21 | Kosova
Situata në veri, SHBA: Kosova të zbusë tensionet, jo hyrje me

Bashkësia ndërkombëtare është thëllësisht e shqetësuar për situatën në veriun e Kosovës. Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hoveiner, pas takimit të zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se kishte ndarë me Osmanin shqetësimin për mundësinë e dhunës dhe nevojën për të shtensionuar situatën.

Sipas tij duhet të shmangen rrethanat kur kryetarët e komunave hyjnë në ndërtesa publike përmes përdorimit të forcës. Më herët gjatë ditës, Hoveiner u takua edhe me krerët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me shefin e zyrës së  Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog Hoveiner.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar. E përsëris, nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton mos hyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës."

Lidhur me situtatën ka reaguar edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i cili tha se veprimet e qeverisë së Kosovës përshkallëzuan tensionet pa nevojë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Violavon Cramon, e cila tha se qeveria në Prishtinë po rrezikon shumë me manovrat në Veri.

"Qeveria e Kosovës duket se po rrezikon shumë me këto manovranë veri, dhe ne mendojmë se ata duhet t’i bëjnë pyetje vetës nëse kjo ështëqeverisje e mirë. Po flasim për sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij. Pyetjatjetër që duhet shtruar është, a është kjo formë e qeverisjes së mirë që ne e dëshirojmë. Në vend të kësaj mendoj që duhet të kemi më shumë masa për ndërtimin e besimit,për ti kuptuar ata njerëz. Jo të gjithë ata janë kriminelë, por ata ndjehen se etiketohen si kriminelë, dhe si kukulla të Beogradit."

Eurodeputetja ritheksoi mbështetjen për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe kërkoi që tensionet të zgjidhen përmes dialogut.

Më herët sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bënë thirrje Kosovës që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos