Situata nga reshjet, Peleshi: Ka nisur puna për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 19:18 | Aktualitet
Situata nga reshjet, Peleshi: Ka nisur puna për zhbllokimin e aksit

Për situatën e krijuar në vend nga moti ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi thotë se ka nisur puna për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër nga efektivët e  Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH. Ndërsa trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit, ndërsa në Shkodër ka qetësim të situatës.

“Në Shkodër, kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.

Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj.

Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve”, shkruan Peleshi teksa thekson gatishmërinë e Forcave të Armatosura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos