Torovicë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kërcënojnë banesat, banorët “në qiell të hapur”

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 17:58 | Aktualitet

Në Torovicë të Lezhës, përveç tokave bujqësore që janë të mbuluara me ujë nga përmbytjet e ditëve të fundit, shumë nga familjet kanë një hall edhe më të madh.  Dherat vazhdojnë të rrëshqasin, duke rrezikuar seriozisht shembjen e banesave të tyre.  

Disa familje kanë mbetur në “qiell të hapur”, pas shembjeve që ka pësuar toka, duke i bërë banesat e tyre të rrezikshme, madje disa prej tyre të pabanueshme, pasi kanë filluar plasaritjet e mureve dhe në brendësi kanë hyrë dherat nga mali.

Njëra prej tyre është banesa e Mark Majamait, që ndonëse është ndërtua prej rreth 30 vitesh, asnjëherë nuk ka patur probleme të tilla, ndërsa tani ajo është bërë e pa banueshme dhe rrezikon që të shembet. Kjo familje prej 7 anëtaresh ka nxjerr plaçkat jashtë, në pritje të ndonjë strehë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/reshjet-e-shiut-demtohen-disa-akse-rrugore-si-pasoje-e-rreshqitjeve-te-dherave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos