6 vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes informon për qarqet dhe zonat problematike

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 07:12 | Aktualitet
6 vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes informon për

Ministria e Mbrojtjes ka informuar pak para mesnatës në lidhje me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Në të gjithë vendin, janë 6 vatra aktive zjarri.

Aktualisht, në të gjithë vendin, janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot, ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.
Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.
Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me të gjitha forcat operacionale.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë - Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot, kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.
Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/04/zjarr-i-madh-ne-nje-lagje-te-shkodres-u-afrohet-banesave/
https://a2news.com/2021/08/05/zmbrapset-furia-e-flakeve-drejt-llogarase-major-hidri-neutralizuam-nje-vater-te-rrezikshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos