Situata post-covid, biznesi i vogël dhe ai i mesëm me xhiro të përgjysmuar

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 10:50 | Ekonomi
Situata post-covid, biznesi i vogël dhe ai i mesëm me xhiro të

Me gjithë lehtësimin e masave kufizuese, biznesi i vogël dhe i mesëm në vend, nuk po arrin të rikthehet në nivele të përafërta me para krizën shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19.

Sipërmarrësit ankohen se xhiroja vijon të mbetet në nivele shumë të ulëta dhe se kostot shpeshherë po tejkalojnë fitimet.

Përfaqësues nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, thonë se aktiviteti është përgjysmuar dhe se fuqia blerëse është tkurrur ndjeshëm.

Biznesi i vogël dhe i mesëm, të cilët përbëjnë edhe rreth 95 për qind të subjekteve ekonomike në vend, ishin më të goditurit nga pandemia, kjo pasi janë më të ekspozuarit e njëherazi më të varurit nga konsumatorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos