“S’ka vendim për të shkarkuar Hajdarin”. Ruçi-opozitës: Riformatoni grupin

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 16:42 | Politikë
“S’ka vendim për të shkarkuar Hajdarin”.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka në dorë fatet e grupit demokrat, i cili në variantin më të mirë ndryshon kryetar, ndahet në dy fraksione ose më të keq, shkrihet.

Në seancën e së enjtes në Kuvend, Ruçi është shprehur se nuk ka marrë asnjë njoftim nga grupi demokrat. Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Murrizi, ka thënë se vendimi për të shkarkuar Hajdarin si kryetare e grupit demokrat nuk është marrë.

“Riformatoni grupin parlamentar ju që keni sjellë shkresa. Unifikoni qëndrimet. Është e drejta juaj të zgjidhni kë të doni”, është shprehur Ruçi.

Një ditë më parë, Hajdari tha se do të vazhdojë të kryesojë grupin parlamentar demokrat, por akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, si shkaktar i kësaj beteje të brendshme brenda grupit të saj. “Lulzim Basha po mundohet të sabotojë Reformën Zgjedhore. Është tentativë për të spostuar rolin tim”, deklaroi Hajdari. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/15/korab-lita-rudina-hajdari-shperdoroi-besimin-politik-e-pranoi-doreheqjen/
https://a2news.com/2019/10/16/incidenti-ne-grupin-demokrat-rudina-hajdari-duan-te-sabotojne-reformen-zgjedhore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos