
Ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë konfirmuan Tiranën, që pas garës për titull nuk tërhiqet as nga trofeu i dytë në vend.
Bardheblutë fituan 4-1 në ndeshjen e parë me Kastriotin dhe praktikisht siguruan kualifikimin në gjysmëfinale. Patrik me dy gola, si edhe rrjetat e Berishës e Nikqit i dhanë fitoren Tiranës.
Ndërkohë, në takimin tjetër të kësaj të marte, Egnatia barazoi pa gola me Laçin, rezultat që vendos në pozita më komode kurbinasit.
Dy ndeshjet e tjera çerekfinale do të luhen këtë të mërkurë, ku spikat supersfida Vllaznia-Partizani. Trajneri Mirel Josa premtoi se shkodranët do ta kalojnë momentin e vështirë dhe do të luftojnë për të dy trofetë. (A2 Televizion)