
Federata Portugeze e Futbollit (FPF) po heton një orgji ku mendohet se janë përfshirë disa futbolliste dhe anëtarë të ekipit teknik të klubit Famalicão.
Sipas gazetës portugeze “Público”, orgjia ka ndodhur në apartamentin e një prej pjesëtarëve të stafit teknik të ekipit të femrave dhe aty kanë marrë pjesë 8 lojtare të ekipit. Ngjarja ka ndodhur sezonin e kaluar.
“Duke parë disa nga koleget e mia që denonconin ngacmimet seksuale, vendosa të tregoj edhe unë rastin tim. Në këtë mënyrë, shpresoj që edhe kjo situatë të hetohet”, thotë burimi i gazetës portugeze.
Përveç kësaj, ajo kritikoi sjelljen e drejtuesve të klubit, “të cilët nuk bënë asgjë” kur u njoftuan se trajneri dhe drejtori sportiv i klubit ishin raportuar për praktika ngacmimi seksual gjatë punës së tyre në ekipe të tjera.
Në shtator, Famalicao pezulloi drejtorin sportiv Samuel Costa dhe trajnerin Miguel Afonso, të dy nga skuadra e femrave, pasi FPF hapi një hetim mbi ngacmimin e dyshuar seksual të lojtarëve femra kur ato punonin respektivisht në Vitória de Guimarães dhe Rio Ave. (A2 Televizion)