Skandali i publikimit të pagave, Rama: Duan të krijojnë destabilitet

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 12:41 | Politikë
Skandali i publikimit të pagave, Rama: Duan të krijojnë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtoreshën e AKSHI-t, se publikimi i databazës me pagat e mbi 600 000 personave ka qëllim “për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet”.

“I kërkoj shumë ndjesë të gjithë atyre që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ngjarje. Është ngjarje që meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe bëj thirrje që prokuroria ta kryejë këtë hetim me të gjitha kapacitetet. Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet. Duke pasur parasysh edhe deklaratat e foltoreve, të kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë tentativa e fundit për ta bërë këtë gjë”, tha Rama.

“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje që ngjan shumë me një sulm të brendshëm dhe jo të jashtëm”, shtoi kryeministri.

Më tej, Rama theksoi se “ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete të mëdha, si në Rusi apo Britani të Madhe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos