All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Skandali i puthjes që "tronditi" Spanjën, FIFA pezullon Presidentin Luis Rubiales

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 14:30 | Futboll
Skandali i puthjes që "tronditi" Spanjën, FIFA pezullon
All - Paragraf - 1

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur këtë të shtunë të pezullojë nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Presidentin e Federatës spanjolle të futbollit të femrave.

Luis Rubiales do të jetë i pezulluar për një periudhë fillestare prej 90 ditësh.

All - Paragraf - 3

Vendimi i organizmit më të lartë të futbollit vjen pasi Rubiales në mbledhjen e djeshme të Asamblesë refuzoi të jepte dorëheqjen.

Zërat brenda futbollit spanjoll dhe qeverisë për dorëheqjen e tij nisën pasi shpërtheu skandali i puthjes në ceremoninë e ngritjes së trofeut të Kupës së Botës, ku Spanja fitoi përballë Anglisë.

46-vjeçari e ngriti në krah dhe e puthi në buzë sulmuesen 33-vjeçare të kombëtares dhe Barcelonës, Jennifer Hermoso, pa vullnetin e saj në stadiumin e Sydney-t.

All - Paragraf - 6

Rubiales më pas u mbrojt duke thënë se nuk kishte qëllime të këqija dhe se të njëjtën puthje mund t’i kishte dhënë edhe vajzave të tij.

Madje në mbledhjen e Asamblesë ai tha se puthja ishte “e ndërsjellë dhe me pëlqim”, e madje shtoi se ka rënë “viktimë e një gjueti shtrigash nga feministet e rreme”.

 Pas këtyre pohimeve të Presidentit reagoi edhe Hermoso, e cila tha mbrëmjen e djeshme se në asnjë moment nuk e ka pranuar puthjen e tij.

All - Paragraf - 9

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë nuk u respektova”, deklaroi Hermoso. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/futbollistet-e-spanjes-ultimatum-presidentit-nuk-luajme-asnje-ndeshje-po-nuk-dhe-doreheqjen/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos