Skandali me uniformat, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën e një prej të arrestuarve

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 12:59 | Aktualitet
Skandali me uniformat, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën e

GJKKO refuzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Edlira Naqellari.

Naqellari është arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit të zyrtarëve që kanë kryer abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 28 milionë euro.

Në përballjen e tyre të parë me gjykatën, asnjë nga nëntë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma, nuk pranuan të kenë shkelur ligjin.

SPAK akuzon të dyshuarit për “shkelje të barazisë në tenderë”, përmes ndryshimit të kushteve e kritereve të tenderit dhe favorizimit të një prej kompanive garuese. Sipas dosjes së prokurorisë, të siguruar nga A2CNN, procedura e tenderit “Blerje e shpërndarjeve e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, duhet zhvillohej në tre pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar.

Tenderi i uniformave të policisë është bërë pjesë e akuzave politike vitin e shkuar. Në korrikun e 2020-ës, disa deputet të opozitës parlamentare kanë depozituar në SPAK kallëzimin penal për këtë tender ku në qendër akuzave vunë ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos