Aktorja amerikane Michele Pfeiffer ka shitur rezidencën e saj Pacific Palisades për 25 milionë dollarë, pas më pak se një muaj pasi e nxorri në treg.
Aktorja 63-vjeçare e "Scarface" e bleu supervilën luksoze prej mbi 10 mijë metrash katrorë për 22.25 milionë dollarë në janar 2020, dhe e zotëroi atë vetëm për një vit e gjysmë.
E dizejnuar nga arkitekti Steve Giannetti në vitin 2019, kjo shtëpi e stilit europian dallon nga ngjyrat neutrale dhe hapësirat e bollshme si dhe ofron pamje të Oqeanit Paqësor. E veçanta e saj qëndron te bodrumi i verës ku mund të ruhen afro 500 shishe si dhe pishina gjigante.
(A2 Televizion)