
Në orën 10:30 mblidhet Komiteti i Ekspertëve. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se nuk do të ketë ndryshim të masave antiCovid.
Ekspertët do të bëjnë vlerësimin e situatës dhe thirrjen për respektimin e masave në fuqi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend ka 6433 raste aktive. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 800 raste të reja. Në total në Shqipëri janë regjistruar 140521 raste, ndërsa 2480 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. (A2 Televizion)