Pistoleta e preferuar dhe letrat me të birin, sendet personale të Al Capone dalin në shitje

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 10:01 | Aktualitet

Mbesat e një prej gangsterëve më famëkeq të Amerikës, Al Capone, kanë nxjerr në ankand vendosin një thesar të sendeve personale të mafiozit, përfshirë pistoletën e tij të preferuar, 45 automatikë dhe pistoleta dhe një letër që ai i shkroi djalit të tij Sonny nga burgu i Alkatrazit.

Pistoleta e çmuar pritet të ketë çmimin më të kripur, me një çmim fillestar prej 50,000 dollarësh, ndërsa korrespondenca e tij private nis nga 12,500 dollarë.

Në total, do të ketë 174 artikuj në shitje në koleksionin e titulluar "Një shekull famëkeqësie: Pasuria e Al Capone" në Sacramento, California, më 8 tetor.

Diane Capone, njëra nga mbesat, e mafiozit tha se shpreson që pasuritë të tregojnë anën më të butë të gjyshit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos