
Vatra e zjarrit në Maja e Rrunës (Laku i Pyllit) në Kukës është izoluar dhe për mbajtjen nën kontroll të saj janë angazhuar 10 forca zjarrëfikëse.
30 forca të DMR-së Burrel dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.
Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive ndërsa situata në Bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë. (A2 Televizion)