Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat antiCovid, 27% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 10:49 | Aktualitet
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat antiCovid, 27% e

Komiteti Teknik i Ekpsertëve vendosi të mos ndryshojë masat antiCovid të paktën për 2 javët e ardhshme, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri dhe rritjes së shtrimeve në spitalin infektiv.

“Ka një rritje të rasteve, rritje të shtrimit të pacientëve në spitale. Arsyeja kryesore është prania e virusit Delta”, tha kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli.

Profesor Dhimitër Kraja tha se në spitalin infektiv numri i të shtruarve është rritur në 90, nga 1 ose 2 të shtruar që ishin një muaj më parë. Prej tyre, 40% janë femra, 60% meshkuj, tha Kraja. “Janë grupmosha të ndryshme, 15% mosha të reja. Rreth 40% janë me forma ta mesme, serioze ose me sëmundje të tjera. 30% janë në forma të rënda, dhe 30% me forma të rrezikshme për jetën”, tha Kraja.

Ndërsa shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se vaksinimi në vend ka vijuar me ritme të mira. “27% e popullsisë është vaksinuar me të dy dozat. 37% me një dozë. Rastet e vaksinuara me një dozë janë 32 herë më pak sesa rastet e pavaksinuara. Pra kjo tregon efektin e rëndësishëm të programit të vaksinimit”, tha Bino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos