Skandali në Shkup, prokurorja speciale: Zëri im në përgjime ishte për hetime

Nga A2 CNN
9 Gusht 2019, 19:34 | Ballkani

Një skandal i rëndë ka prekur drejtësinë në Maqedoninë e Veriut. Media italiane La Verità, publikoi disa audio-përgjime, në të cilat dëgjohet prokurorja speciale, Katica Janeva, duke biseduar me dy persona të përfshirë në çështjen hetimore “zhvatja”.

Ndaj saj kanë lindur dyshime serioze se ka marrë para në këmbim të dënimeve më të lehta për të akuzuarit. Megjithatë, Janeva mohon çdo shkelje të mundshme, por pranon se ishte pikërisht zëri i saj në përgjime.

Audio-përgjimet e gazetës italiane La Verita

 “Si prokurore, e kam obligim që të komunikoj me të gjithë të dyshuarit, që të nxjerr prej tyre sa më shumë informacione”, shkruan Janeva në një komunikatë zyrtare.

 Ajo pretendon se ky është një sulm ndaj saj, për të penguar hetimet për një sërë çështjesh të tjera, të cilat ajo i drejton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos