
Skënderbeu përgatitet të kthehet në fushë. Në ndeshjen e parë për vitin 2022, korçarët sfidojnë Laçin pretendent.
Për trajnerin Migen Memelli, starti i mirë i vitit është domosdoshmëri, duke e cilësuar të egër luftën për mbijetesë.
Përpara ndeshjes, Skënderbeu prezantoi edhe dy përforcime të merkatos.
Mbrojtësi Erlis Frashëri rikthehet në Korçë, teksa pas huazimeve të portierit Rexhepi dhe mbrojtësit Sadriu, juglindorët kanë afruar nga FC Shkupi edhe mesfushorin 20-vjeçar, Ramin Alii. (A2 Televizion)