Emocione në Kupën e Italisë, Milani kualifikohet në shtesë

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 07:40 | Futboll
Emocione në Kupën e Italisë, Milani kualifikohet në

Emocione rezervoi mbrëmja e së enjtes në kupën e Italisë. Milani ia doli të kualifikohet me vështirësi në çerekfinale, pasi mundi 3-1 Genoa-n e Andriy Shevchenko-s.

Ostigard i surprizoi të gjithë kur në minutën e 17-të pas një aksioni të bukur tundi rrjetën e Maignan. Milani e kishte të vështirë të reagonte, ndërsa Genoa po mbrohej mirë duke lënë shumë pak hapësira.

Pas disa rastesh, ishte Oliver Giroud që me golin e tij i dha shpresë ekipit për t’u kualifikuar. Në shtesë kuqezinjtë ishin me të saktë dhe morën avantazhin falë një supergoli të Leaos.

Pas tij, për për të blinduar kualifikimin më tej mendoi Salemakers që mbylli 120 minuta me rezultatin final 3-1.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos