
Real Madrid-Atletic Bilbao do të jetë finalja e Superkupës së Spanjës. Skuadra baske arriti të përmbys Atletico Madridin me rezultatin final 2-1 .
Fillimisht, gardiani Unai Simon devijoi në portën e tij gjuajtjen e Joao Felix çfarë bëri të dukej se fitorja do të ishte e thjeshtë, megjithatë avantazh ky që nuk zgjati shumë, pasi Alvarez gjeti barazimin dhe pas tij Niko Williams, firmosi për triumfin e baskëve.
Pavarësisht tentativave të shumta të Atletico Madrid për të ndryshuar diçka, shpresat u shuan kur Jimenez pas një ndërhyrje të ashpër la skuadrën me 10 lojtarë.
Me synimin për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, Bilbao përballet në finale me Real Madridin në një duel që nuk duket aspak i lehtë. (A2 Televizion)