
Në gjysmëfinalen e parë mes tyre, Liverpool dhe Arsenal nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Fillimi i lojës nuk ishte aspak i lehtë për Arsenalin.
Pas kartonit të kuq të Granit Xhakës në minutën e 24-të u duk se fitorja do të ishte e thjeshtë për skuadrën e Jurgen Klopp, mirëpo nuk rezultoi e tillë.
Topçinjtë arritën të rezistonin deri në fund goditjeve të të kuqve, duke e mbyllur në paqe këtë takim të parë.
Finalisti i dytë i Kupës së Ligës në Angli do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit ku vetëm njëra skuadër do të mund të sigurojë një biletë për në finale të madhe përballë Chelsea. (A2 Televizion)