
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tregoi në Debat dhe arsye se përse socialistët kanë vendosur të garojnë sërish në bashkinë e Maliqit, kryebashkiakun Gëzim Topçiu, i cili kërkon një mandat të 7 në drejtimin e saj.
Sipas Gjiknurit, në disa bashki të vogla, aty ku dhe numri i popullsisë është shumë i vogël është shumë e vështirë të gjesh kualitet dhe lidership, duke vlerësuar gjithashtu dhe mënyrën se si Topçiu e ka drejtuar deri në këto momente bashkinë.
“Në bashki të vogla ndonjëherë në Shqipëri është shumë e vështirë të gjithë kualitete dhe lidership. Sa më e vogël të jetë bashkia nga ana e popullsisë aq më e vështirë është për t’i zëvendësuar kur ka kandidat të mirë. Ai do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të jetë mandati i fundit për të. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh kandidatë që të garantojnë fitore dhe menaxhim të mirë të bashkisë”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)