
Monumenti Stonehenge në Britani të Madhe u pushtua nga qindra persona që ndoqën solsticin veror. Pjesëmarrësit sfiduan urdhrin zyrtar për të mos udhëtuar atje, të vendosur nga autoritetet për të luftuar përhapjen e Covid-19.
Për të parandaluar grumbullimet masive, Trashëgimia Angleze, transmetoi drejtëpërdrejtë lindjen e diellit në monumentin neolitik në Wiltshire. Ndërsa të pranishmit atje, Druidët dhe paganët britanikë, u penguan nga moti i ftohtë dhe i vrenjtur që të festonin plotësisht solsticin veror.
“Ky është një tempull dielli, lidhet me solsticin veror. Nëse je një qënie solare në një sistem diellor dhe keni një tempull në linjë me diellin dhe keni dashur ta falenderoni për gjithçka që dielli bën për ju, atëherë mblidhuni dhe shkoni në rrethin më të afërt prej guri që lidhet me lindjen e diellit. Gjithsesi jeni të lidhur me dritën solare. Prandaj rrezatoni dritën tuaj, veçanërisht në këto kohë të errëta.”
Pavarësisht se lindja e diellit u pengua nga moti i vranët, pjesëmarrësit kryen ritualet tradicionale për të falenderuar diellin.
“Paganizmi, është një ndër besimet që po rritet më shpejt dhe mendoj se është e rëndësishme të kemi një vend që të lidhet me të. Simbolikisht do të thotë shumë për ne. Gjithmonë e kam konsideruar këtë si zemra e Britanisë”, thotë Wally Dean, një nga pjesëmarrësit.
Për të hyrë në monumentin Stonehenge, njerëzit kapërcyen një pengesë metalike. Policia britanike tha se eventi ishte paqësor. Siti i trashëgimisë botërore, që mbrohet nga UNESCO, besohet të jetë ndërtuar rreth 3 mijë vite para lindjes së Krishtit. (A2 Televizion)