
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen ne Luksenburg. Pjesë e diskutimeve do të jetë situata në Bjellorusi e deri tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
BE pritet të njoftojë kufizime në udhëtime dhe ngrirje asetesh për 86 shtetas e kompani bjelloruse. Sakaq, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell do të informojë ministrat e 27 vendeve anëtare mbi detajet e takimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Ndonëse ishte paralajmëruar muajin e kaluar se ne takimin e ministrave të jashtëm do të ketë diskutime për rajonin e Ballkanit Perëndimor, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë sepse nuk ka pasur ndryshime që do të mund të krijonin hapësirë për ndonjë debat të suksesshëm.
Të martën megjithatë, do të diskutohet për procesin e zgjerimit në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, por pa ndonjë vendim të rëndësishëm. (A2 Televizion)