Pica është një nga ushqimet më të njohura në botë, dhe një nga simbolet e kuzhinës italiane, duke gjeneruar çdo vit më shumë se 120 miliardë dollarë. Sot festohet Dita Botërore e këtij burimi kënaqësie dhe kalorish, origjina e hershme e të cilës ha ende debat.
Edhe pse forma të përafërta janë karakteristike e pothuajse çdo qytetërimi duke filluar nga babilonasit, dhe disa mendojnë se vetë fjala vjen nga pita e Greqisë së Lashtë, sërish fjala “pizza” ka dalë për herë të parë në shekullin e dhjetë në Gaeta, jo larg nga qyteti i Napolit ku në shekullin e 19-të fillojë të tregtohet pica ashtu siç e njohim sot.







Pikërisht në Napoli në 1889 picieri Raffaele Esposito shpiku picën më të njohur në Botë, Margherita, për nder të mbretëreshës Margherita e Savojës, që kishte bashkuar mbretëritë dhe principatat e shumta italiane në një shtet të vetëm. Picieri napolitan shpiku një recetë të thjeshtë, me mocarela, domate dhe borzilok, që mbanin ngjyrat e flamurit të ri të Italisë.
Po pse pikërisht 17 janari, është vendosur si dita e shënuar për çdo prodhues ose ngrënës të këtij ushqimi të shijshëm? Edhe një herë, data vjen nga tradita napolitane. 17 janari përkon me vdekjen e Shën Andonit, padronit të zjarreve dhe të furrave.
Në këtë ditë, tradicionalisht bukëpjekësit nuk punonin me orare të zgjatura dhe bashkë me familjen ndiznin një zjarr fatsjellës, kryesisht me drurin që vinte nga pemët e vitit te ri të atij viti. (A2 Televizion)