Sot largohen 117 afganë nga Kosova, shkojnë në Britani

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 16:03 | Kosova
Sot largohen 117 afganë nga Kosova, shkojnë në Britani

Sot, pritet të largohen 117 shtetas afganë nga Kosova, disa javë pasi u strehuan në këtë shtet. Lajmi raportohet nga Radio Evropa e Lirë që citon burime brenda Ministrisë së Brendshme. Destinacioni i këtij grupi të parë që do të largohet pritet të jetë Britania e Madhe.

Deri më tani, ata ishin strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Sipas raportimeve, afganët kanë qenë bashkëpunëtorë të forcave të NATO-s që shërbyen në Afghanistan. Evakuimi i tyre u bë pasi nuk ishin më të sigurt në shtetin e tyre, që kontrollohet nga talebanët.

Kosova ka pranuar të strehojë përkohësisht rreth 2 mijë refugjatë afganë, të cilëve u është dhënë leja e qëndrimit deri në një vit. Ndryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, afganët në Kosovë nuk lejohet të dalin nga kampet dhe mbahen nën masa të rrepta sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos