All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Sot ndihem më muxhahedin se kurrë,” Berisha kërkon dorëheqjen e Çuçit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 10:24 | Politikë
“Sot ndihem më muxhahedin se kurrë,” Berisha kërkon
All - Paragraf - 1

Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha, ka kërkuar që Parlamenti të mbajë një minutë heshtje për atë që e quajti “martir të lirisë”. Berisha po i referohej të moshuarit që ndërroi jetë në kampin MEK, gjatë aksionit të policisë së shtetit.

Sipas Berishës, aktakuza ndaj anëtarëve të kampit është e sajuar, teksa kërkoi edhe largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

All - Paragraf - 3

"Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë, njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin, sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie. Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran."

Deklaratat e Berishës u kundërshtuan nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri thirrje që ajo që ndodhi në kampin MEK, të mos përdoret për qëllime politike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/21/aksioni-te-kampi-i-muxhahedineve-dyshimi-i-spak-muxhahedinet-provokuan-lufte/
https://a2news.com/2023/06/21/si-erdhen-muxhahedinet-nga-marreveshja-me-shba-deri-te-ngritja-e-kampit-te-manzes/
https://a2news.com/2023/06/21/akuzat-per-anetaret-e-mek-berisha-hetim-nderkombetar-nga-okb-per-muxhahedinet/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos