All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

"SPAK apo “pak”?" Kryemadhi reagon pas dërgimit të dosjes së inceneratorit të Fierit në Gjykatë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 11:46 | Aktualitet
"SPAK apo “pak”?" Kryemadhi reagon pas dërgimit
All - Paragraf - 1

Monika Kryemadhi ka reaguar pas dërgimit në gjykatë të dosjes së inceneratorit të Fierit, për të cilin akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Në një postim në Facebook ish-kryetarja e LSI-së, thotë se janë akuzuar vetëm propozuesit e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe jo miratuesit e saj, që sipas saj janë Rama, Agaçi dhe Subashi.

All - Paragraf - 3

“SPAK apo “pak”?? U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq. U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen. Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je. Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë? Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?”, shkruan Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka depozituar në gjykatë dosjen për inceneratorin e Fierit për të cilin akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Sipas SPAK, Bllako, Koka dhe zyrtarët e tjerë kanë shkelur ligjin me procedurat e dhënies së koncensionit, si dhe kanë falsifikuar dokumentet për pronën mbi të cilën është ndërtuar ky objekt.

Gjithashtu, prokuroria ka depozituar dhe provat në lidhje me shkeljet e kryera nga kompania që ka marrë koncesionin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/20/inceneratori-i-fierit-spak-con-ne-gjykate-dosjen-per-lefter-koken-dhe-alqi-bllakon/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos