Disa pjesë të Shkodrës ende nën ujë, rrugët e Obotit kalohen vetëm me mjete të larta

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 09:24 | Aktualitet
Disa pjesë të Shkodrës ende nën ujë, rrugët e

Reshjet e shiut kanë pushuar prej disa ditësh tashmë e megjithatë në Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytura.

Bashkia Shkodër njofton se nga raportimet e bëra mëngjesin e së martës, sipërfaqe në total e përmbytur në Bashkinë Shkodër janë 2150 Ha, me një rënie prej 200 Ha nga ora 08:00 e ditës së djeshme.

Kurse, banesa me prezencë uji në oborre e stalla në total janë 50. Ndërsa, në Njësinë Administrative Ana e Malit e përmbytur është një sipërfaqe prej 1200 Ha.

Sipas Bashkisë Shkodër, në rrugën e Obotit mund të kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë dhe Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2, momentalisht janë jashtë funksionit.

Të pakalueshme janë edhe rruga Darragjat-Shirq pasi në vendin e quajtur Urrelat uji arrin në lartësinë 70 cm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos