
Struktura e Posaçme Antikorrupsion mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq, një nga fraksionet e “Dosjes 339”.
Mes 25 personave të pandehur mësohet se janë vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdyli, nga Shijaku. Të pandehurit akuzohen për “grup të strukturuar kriminal”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”.
E ndarë në fraksione, çështja po heton dhe krimin elektoral. Deri me tani janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me një vlerë prej rreth 5 milion euro për grupin që është nën hetim.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. (A2 Televizion)