“SPAK-u nuk ka për t’i dhënë kurrë fitoren në tavolinë njërës apo tjetrës palë në zgjedhje”

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 22:07 | Politikë
“SPAK-u nuk ka për t’i dhënë kurrë fitoren

“Nuk duhet të kemi pritshmëri që SPAK-u do të bëjë atë lojë politike që disa autorë politikë nuk patën kurajën ta bëjnë. Nga SPAK-u për këto zgjedhje ne duhet të presim maksimumin që të bëjë drejtësi, të dënojë ata që janë për t’u dënuar dhe të përmirësojë procesin për vitin 2025. SPAK-u nuk ka për t’i dhënë kurrë dhe nuk ka përse ta bëjë që t’i japë fitoren në tavolinë njërës apo tjetrës palë”.

Kështu u shpreh në A2 Gjergji Vurmo nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, teksa u diskutua për denoncimet e bëra nga PD për shkeljet e pretenduara gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“SPAK-u nuk kishte përse të reagonte përpara zgjedhjeve, por të çojë hetimin deri në fund. SPAK-u do të bënte historinë nëse do t’i shkonte deri në fund dhe besoj se do ta bëjë, në mënyrë që të mos arrestojë vetëm peshqit e vegjël, por të shkojë më lartë. Mos prisni që SPAK-u t’i japë fitoren në tavolinë njërës apo tjetrës palë. SPAK-u nuk është fare lojtar politik”, shtoi Vurmo.

Oerd Bylykbashi, anëtar i Kryesisë së PD, reagoi duke thënë se opozita ka bërë kallëzim penal me një listë emrash në Durrës, por nuk është bërë asgjë nga SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos