SPAK-u “shkrin” Krimet e Rënda. Arta Marku caktohet në Prokurorinë e Apelit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 12:44 | Aktualitet
SPAK-u “shkrin” Krimet e Rënda. Arta Marku caktohet në

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të ekzistojë pas datës 19 dhjetor 2019 kur nis ngritja e Prokurorisë së Posaçme.

Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe Pranvera Pustina transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Prokurori Artan Bajrami transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër dhe Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë.

https://www.youtube.com/watch?v=Ubw8wddtUlc

Beci dhe Kulluri janë shkarkuar nga vetting-u, por nuk ka marrë vendim forme të prerë, ndaj është proceduar me transferimin e tyre. Këta prokurorë nuk mund ta ushtrojnë dot detyrën.

Ndërkohë, është miratuar me 11 vota pro projekt-akti pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi hyn në fuqi më datë 1 Janar 2020.

Pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se në datën 20 dhjetor Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk do të funksionojnë më. Me shkrirjen e tyre, prokurorët që nuk janë pjesë e SPAK janë emëruar në Tiranë, aty ku sipas Ibrahimit janë dhe nevojat më të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos